Pas pemës një tjetër lis është këputur dhe ka rënë mbi një veturë në afërsi të sheshit kryesor të Prishtinës, kjo ka ndodhur si pasojë e shiut të madh dhe erërave të forta, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Fatmirësisht në veturën e parkuar nuk ka pasur njerëz brenda dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Gazeta Sinjali raportoi edhe për një tjetër pemë të këputur sot në Prishtinë, e cila po ashtu ra mbi një veturë.
Më poshtë shihni pamje nga vendi i ngjarjes të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Në linkun e lajmit më poshtë mund të informoheni për lokacionin tjetër ku ndodhi incidenti i njejtë. /Gazeta Sinjali/