Komuna e Fushë Kosovës, që tradicionalisht është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës është vënë në pikëpyetje që kjo parti politike që të fitojë përsëri në këtë komunë.
Në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor, Fushë Kosova votoj përsëri për LDK-në, por me një diferencë shumë të vogël.
Vetëm 256 vota është dallimi mes LDK-së dhe VV-së e cila në këtë komunë gjendet në vendin e dytë.
LDK në këtë komunë ka fituar 5 mijë e 275 vota, apo 30.79% të votave. Ndërkohë, Vetëvendosje në këtë komunë ka fituar 5 mijë e 19 apo 29.30% të votave./Gazeta Sinjali/