image Një shqiptar e ther një serb në Gjilan

Kosovë

Raporti i Policisë/ Një shqiptar e ther një serb në Gjilan

news image

Një shqiptar me probleme psikike e ka therur me një mjet të mprehtë një serb pasditën e djeshme në fshatin Cerrnicë të Gjilanit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:20, ndërkaq viktima menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim. Sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Polciia, i dyshuari fillimisht është arratisur, por pas përpjekjeve policore, ai është arrestuar më vonë.

Në konsultim me prokuororin, shqiptari është ndaluar për procedura të mëtejme. /Gazeta Sinjali/