image Një shqiptar dhe një serb rrihet mes vete në Fushë Kosovë

Policia/ Një shqiptar dhe një serb rrihet mes vete në Fushë Kosovë

news image

Një shqiptar dhe një serb janë përleshur fizikisht dje rreth orës 17:00 në Fushë Kosovës.

Policia njofton se ata janë arrestuar, ndërsa përleshja bëhet e ditur se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, shqiptari dhe serbi janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/