image Një rrugë e "Matit 1" gati 5 orë pa rrymë, KEDS-i nuk përgjigjet

Sociale

Një rrugë e “Matit 1” gati 5 orë pa rrymë, KEDS-i nuk përgjigjet

news image

Banorët e rrugës “Bedri Berisha” në lagjen “Mati 1” në kryeqytet po vazhdojnë të përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot, ata nuk kanë furnizim me rrymë që nga ora 17:00.

Për shkak se sistemi i ngrohjes “Termokos” nuk është instaluar ende në këtë pjesë të kryeqytetit, burim i vetëm i ngrohjes për banorët e kësaj pjesë është energjia elektrike.

Prandaj, në këtë kohë kur temperatura në Prishtinë, sipas Prishtina Weather, është -9° Celsius, këtyre banorë përveç rrymës, u është ndërprerë edhe ngrohja.

Një sinjalizues ka bërë të ditur se energjia elektrike tani është ndërprerë edhe në rrugën “Uran Ajeti” në këtë lagje.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me KEDS-in për këtë rast, por numri i zëdhënësit të kësaj kompanie, ka rezultuar i paqasshëm.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe mbrëmë për reduktimet e rrymës dhe me të ujit me të cilat banorët e kësaj rruge po përballen çdo ditë./Gazeta Sinjali/