image Një qytetar thotë se hajnat ia kanë vjedhur mbi 900 euro në një parking në Graçanicë

Siguri

Një qytetar thotë se hajnat ia kanë vjedhur mbi 900 euro në një parking në Graçanicë

news image

Rastet e vjedhjeve janë duke vazhduar. Përveç bizneseve, objekteve fetare, pre e hajnave në vazhdimësi janë edhe qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktimë e vjedhjes dje rreth orës 14:30 ishte edhe një qytetar.

Gazeta Sinjali mëson se para hetuesve policorë, ai ka thënë se i janë vjedhur rreth 940 euro në Graçanicë.

Sipas tij, paratë i kishte në veturën e tij e cila ishte e parkuar në një parking në këtë qytet, aty ku u krye vjedhja./Gazeta Sinjali/