image Një qytetar raporton në polici se i është vjedhur një armë në Prishtinë

Siguri

Një qytetar raporton në polici se i është vjedhur një armë në Prishtinë

news image

Një qytetar është paraqitur dje rreth orës 11:00 në stacion policor në Prishtinë për të raportuar një rast të vjedhjes.

Burime të Gazetës Sinjali brenda këtij stacioni kanë bërë të ditur se ai u ka thënë hetuesve policorë se persona të panjohur ia kanë vjedhur një pushkë gjuetie, të cilën e mbante pa autorizim.

Ai ka raportuar në polici që armën pa leje e mbante në bagazhin e veturës dhe se e njëjta i është vjedhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Sinjali mëson se prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Armëmbajtje pa leje” dhe të nisin hetimet./Gazeta Sinjali/