image Një polic i infektuar në Prizren, pritet të testohen edhe 40 të tjerë

Shëndetësi

Shëndetësi/ Një polic i infektuar në Prizren, pritet të testohen edhe 40 të tjerë

news image

Nga mesin e tetë personave që rezultuan pozitiv me koronavirus në Komunën e Prizreni para dy ditësh, është edhe një zyrtar policor.

Andaj, sot dhe nesër pritet të testohen 40 zyrtarë policorë që mund të kenë pasur kontakt me të.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj njoftoi se një polic është shëruar pasi ka rezultuar negative në dy testet e fundit dhe është rekomanduar të qëndrojë edhe për disa ditë në vetizolim.

Më tej, ai njoftoi se sot dhe nesër do të testohen nga 20 zytarë policor, që të gjithë të gjurmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si raste kontakti të drejtpërdrejt apo si rrethi i dytë i rasteve të kontaktit.

Ndryshe, në këtë komunë deri tani janë të konfirmuar 101 raste me COVID-19, nga ky numër aktualisht janë 32 raste aktive./GazetaSinjali/