Disa pisha në oborrin e konvikteve të Qendrës Studentore në Prishtinë, janë përfshirë nga zjarri, mbrëmjen e sotme.
Sinjalizues kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty janë parë edhe Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit.
Po ashtu në bazë të fotografive shihet se zjarri është përhapur në disa vende, gjë që bën të dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/