image Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë të pijshëm

Sociale

Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë të pijshëm

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU ‘Prishtina’, ka njoftuar sot se disa lagje të Fushë Kosovës do mbesin pa ujë, si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200mm.

Sipas njoftimit, pa furnizim të ujit kanë mbetur fshati Bresje, Uglar, rruga “Nënë Tereza”, duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.

“Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit. Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me ç’rast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/