image Një personi me aftësi të veçanta në Rahovec ia vjedhin kuletën me para

Kosovë

Grabitje/ Një personi me aftësi të veçanta në Rahovec ia vjedhin kuletën me para

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Pastasellë të Rahovecit gjatë ditës së djeshme.

Policia njofton se i arrestuari ia kishte grabitur një personi me aftësi të veçanta kuletën me para, shkruan Gazeta Sinjali.

Në kuletë, sipas Policisë, ai kishte rreth 40 euro.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/