Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dëmtim prone”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është hasur duke thyer me sëpatë xhamat e veturave në një parking në rrugën “Mehmet Pashë Deralla” në Prishtinë.
Sinjali mëson se vëllai i tij u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari është me sëmundje psikike, për çka edhe ka prezantuar raport mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/