Një person është përfshirë në një konflikt në fshatin Mëhallas të Divjakës në Shqipëri, i cili ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave, me mbërritjen e Policisë ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre ku edhe ka marrë me forcë veturën zyrtare.
Pas kësaj, janë njoftuar forcat e Policisë së Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë neutralizuar menjëherë të dyshuarin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor./Gazeta Sinjali/