Një nga personat që gjendet nën rrënoja në zonën e ish-Kënetës në Shqipëri, ka lajmëruar se është gjallë.
Ai ka dërguar dy mesazhe telefonike duke sinjalizuar se ende po jeton, shkruan Gazeta Sinjali.
Përderisa autoritetet dhe specialistët e situatave emergjente po përpiqen që ta nxjerrin të gjallë atë, ka edhe shumë persona tjerë që gjenden nën rrënojat e objekteve të shkatërruara në Thumanë dhe Durrës.
Nga shifrat zyrtare, deri kanë vdekur 16 persona, ndërsa mbi 600 të tjerë janë lënduar.
Në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë.
Për tragjedinë e sotme, ekipe të FSK-së dhe Policisë së Kosovës kanë arritur në Shqipëri për t’i ndihmuar autoritetet atje që t’i shpëtojnë njerëzit që po luftojnë për jetën nën rrënoja.
Përveç Kosovës, edhe disa shtete tjera kanë dërguar ekipet e tyre për t’u dalë në ndihmë personave të prekur. Nga disa shtete kanë zbarkuar në Shqipëri avionë me specialistë të situatave të tilla të cilët po ndihmojnë në tejkalimin me sa më pak fatalitet të kësaj tragjedie të madhe. /Gazeta Sinjali/