Një person është plagosur pas mesnatës së 1 janarit në rrugën “Bistrica Ilire” në Prishtinë, pasi kishte dalë jashtë për t’i parë festimet me fishekzjarre.
Siç njofton Policia, prishtinasi është goditur nga një plumb qorr derisa po qëndronte në oborr.
Pas plagosjes, ai është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori. /Gazeta Sinjali/