image Një person në Prishtinë kapet nga kamera teksa tenton të largojë pengesat e shtigjeve të biçikletave

Sociale

Një person në Prishtinë kapet nga kamera teksa tenton të largojë pengesat e shtigjeve të biçikletave

news image

Një qytetar në Prishtinë i ka nxjerrë vetës punë sot. Ai me një kazmë po tenton të largojë pengesat e shtigjeve të biçikletave të cilat Komuna e Prishtinës i ka vendosur për sigurinë e çiklistëve.

Ky veprim i tij është kapur nga kamera e një qytetari tjetër, video të cilën e publikoi i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, në Twitter.

“Pse more vëlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A po e sheh që je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar Ahmeti mbi videon e shpërndarë./Gazeta Sinjali/