image Një person në Kaçanik rrihet nga 3 persona, dërgohet në QKUK

Kosovë

Policia/ Një person në Kaçanik rrihet nga 3 persona, dërgohet në QKUK

news image

Një personi i është dashur trajtim urgjent në QKUK pasi është sulmuar fizikisht nga tre persona dje pasdite në fshatin Semaj të Kaçanikut.

Policia ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 7 fishekë, derisa dy të dyshuarit tjerë gjenden ende në arrati.

“Fshati Semaj, Kaçanik 05.03.2020-15:25. Është raportuar se viktimamashkullkosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe tek i njëjti është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/