image Një person i rrah vëlla e motër në Gjilan, përfundon në ndalim policor

Një person i rrah vëlla e motër në Gjilan, përfundon në ndalim policor

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Me një sulm fizik janë përballur mbrëmë edhe dy të mitur të cilët janë vëlla e motër mes vete në fshatin Uglar të Gjilanit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në afërsi të shtëpisë së 21-vjeçarit të dyshuar e që pas një mosmarrëveshjeje me të miturin i cili ndodhej bashkë me motrën e tij, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

/GazetaSinjali/