Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.
Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për media në Policinë e Kosovës, Luljeta Mehmeti.
“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit” ka thënë Mehmeti.