image Një person i dyshuar me variantin Delta në Shqipëri

Shqipëri

Një person i dyshuar me variantin Delta në Shqipëri

news image

Një person në Shqipëri dyshohet të jetë i infektuar me variantin Delta të koronavirusit, i njohur edhe si varianti indian.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ky person ka ardhur ditët e fundit në Shqipëri nga Britania dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet vendase, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim,/GazetaSinjali/