image Një person i armatosur në aeroportin e Hamburgut, dyshohet se ka marrë peng vajzën e tij

Evropë

Një person i armatosur në aeroportin e Hamburgut, dyshohet se ka marrë peng vajzën e tij

news image

Policia në qytetin gjerman të Hamburgut po merret me një situatë të dyshuar të pengmarrjes në aeroport.

Një burrë i armatosur ka kaluar barrierat e sigurisë me veturë dhe gjendet te pjesa ku zakonisht aeroplanët parkohen.

Policia ka thënë se dyshohet se janë të paktën dy persona në veturë, përfshirë një fëmijë. Mediumi gjerman “Bild”, thotë se dyshohet që një baba ka marrë peng vajzën e tij 4-vjeçare. Siç është thënë 35-vjeçari po synon që me vajzën të ikë për në Turqi. Ai kishte synuar të futej në një aeroplan të “Turkish Airlines”.

Policia ka thënë se është në kontakt me personin që u fut në aeroport të shtunën rreth orës 20:00.

Bashkëshortja e të dyshuarit ka raportuar për pengmarrjen e fëmijës.

“Mendohet se një betejë për kujdestari të fëmijës qëndron prapa këtij rasti”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka thënë se i dyshuari ka shtënë dy herë në ajër dhe ka gjuajtur molotov.

Psikologët dhe policët janë duke negociuar me të.

Gjitha fluturimet në aeroportin e Hamburgut janë anuluar.

Të dielën në mëngjes, policia ka raportuar se situata e njëjtë po vazhdon. /rtv21/

/GazetaSinjali/