image Evakuohet aeroporti i Hamburgut, një person i armatosur thyen rripin e sigurisë

Evropë

Evakuohet aeroporti i Hamburgut, një person i armatosur thyen rripin e sigurisë

news image

Një person i armatosur ka qëlluar me armë në aeroportin e Hamburgut dhe më pas ka përplasur automjetin e tij pranë aeroportit.

Zëdhënësi i Policisë, njoftoi se trafiku ajror u ndal menjëherë dhe se terminalet gjithashtu u mbyllën.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke rrethuar zonën, po ashtu edhe helikopterët janë vënë në gatishmëri për të gjetur autorin. Sakaq raportohet se autori ka peng dy fëmijë.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari me një mjet Audi pa targa ka arritur të marrë rrugën për në një aeroplan në pistë. Ai qëlloi të paktën dy të shtëna dhe hodhi kokteje molotovi, raporton Bild.

Burri dyshohet se u denoncua nga gruaja e tij, e cila i tha policisë se ai kishte marrë fëmijët dhe po shkonte për në aeroport.

Mediat gjermane raportojnë se policia angazhoi ekipe negociuese për të biseduar me rrëmbyesin. Me të thuhet se janë vendosur kontaktet e para.

/GazetaSinjali/