Dje rreth orës 16:24 në rrugën “Tirana” në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas Policisë, burri është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje.
Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.