image Një person gjendet i vdekur në Gjilan

Siguri

Një person gjendet i vdekur në Gjilan

news image

Një person është gjetur pa shenja jete tek varrezat e qytetit të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Ai tha se ende nuk kanë informacione të detajuara për rastin, por që hetuesit kanë dalë në vend të ngjarjes.

“Nuk kemi detaje por hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk e dimë për kë bëhet fjalë por që do të marrim informata më vonë.”

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/