Një shtetas zviceran është gjetur i vdekur dje rreth orës 17:00 në dhomën e një hoteli në Prishtinë.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht njësitet policore, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rr. “Ilaz Agushi”, Prishtinë, 02.03.2020 – 17:04. Është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/