Në një bankë të Kosovës, një person deponoi mijëra euro, porse të gjitha të hollat ishin të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mësoi nga burimet se rasti u shënua në një bankë në “Bill Clionton”.
Punëtorja e bankës, që punon në filialin e saj, ka njoftuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se një person i panjohur ka deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë 500 euro, e që dyshohet se janë të falsifikuara.
23 kartëmonedha nga 500 euro i bie ta kapin vlerën prej 11.500 euro.
Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka nisur hetimet. /Gazeta Sinjali/