Hakerët kanë vjedhur 600 milion dollarë në atë që konsiderohet si një nga grabitjet më të mëdha që i është bërë kriptomonedhës.
Faqja Blockchain Poly Network ka potencuar se hakerat kishin shfrytëzuar një dobësi në sistemin e saj dhe kishin marrë mijëra shenja digjitale siç është Ether.
Me anë të një letre të postuar në Twitter, faqja i ka bërë thirrje hakerëve të “krijojnë komunikim dhe ti kthejnë përsëri asetet e hakuara”, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.
Hakimi dhe vjedhja është në të njëjtin nivel me shkeljet e mëdha që janë bërë kohëve të fundit në shkëmbime të tilla si Coincheck dhe Mt Gox.
Në letrën e Poly Network thuhet se “Shuma e parave që është hakuar është një nga më të mëdhatë në historinë e financave të decentralizuara dhe se paratë që janë vjedhur janë nga dhjetëra mijëra anëtarë të komunitetit kripto”.
Hakerët nga kjo kompani kanë vjedhur rreth 267 milion dollarë të monedhës Eter, 252 milionë dollarë të monedhës Binancë dhe afërsisht 85 milion dollarë USDC, para këto të investuara nga mijëra përdorues të kriptovalutave. /GazetaSinjali/