image Një nënë nga Mramori i raporton dy vajzat e mitura të zhdukura

Siguri

Një nënë nga Mramori i raporton dy vajzat e mitura të zhdukura

news image

Një nënë nga fshati Mramor, ka njoftuar Policinë e Kosovës se dy vajzat e saj të mitura janë zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se vajzat janë larguar më 4 prill nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Burimet e Sinjalit tregojnë gjithashtu se njëra prej tyre, i kishte shkruar nënës përmes rrjeteve sociale dhe i kishte thënë se janë nisur për në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/