Një nënë në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se iu dhunua vajza e saj e mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se nëna e të miturës, ka thënë se vajza i është dhunuar nga një person deri tash i panjohur për të.
Sipas burimeve, gruaja e ka raportuar Policinë më 19 prill, ndërsa vajza e mitur i është dhunuar më 28 shkurt të po këtij viti.
Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit./Gazeta Sinjali/