image Një muaj paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan e tij në Ferizaj

Drejtësi

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan e tij në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.T., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit”.

“Po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo edhe të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarën, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Gazeta Sinjali/