image Një muaj paraburgim për personin që rrihte vazhdimisht gruan e tij

Kosovë

Gjykata/ Një muaj paraburgim për personin që rrihte vazhdimisht gruan e tij

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri M.V. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës.

“Të pandehurit M.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./ Gazeta Sinjali/