image Një muaj paraburgim për personin që futi ilegalisht 19 sirianë në Kosovë

Drejtësi

Një muaj paraburgim për personin që futi ilegalisht 19 sirianë në Kosovë

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit S.M, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet që në pikën kufitare në Vërmicë kishte pranuar 19 shtetas të Sirisë, të cilët kishin hyrë në Kosovë pa dokumente dhe se i dyshuari kishte qëllim kontrabandimin e tyre për përfitimin e dobisë pasurore.

“Andaj caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit është i bazuar në ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Gazeta Sinjali/