image Një muaj paraburgim për personin nga Gjakova që vrau vëllain

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim për personin nga Gjakova që vrau vëllain

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në këtë komunë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “ Vrasje e rëndë” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas prokurorisë, më 08.05 të këtij viti, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër.

“Po ashtu, i njëjti, më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur. Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/