image Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për keqpërdorim me kartela bankare

Kosovë

Drejtësi/ Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për keqpërdorim me kartela bankare

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve për keqpërdorim të kartelave bankare.

Sipas prokurorisë, dyshohet se personat në fjalë kanë përfituar nga ky keqpërdorim një shumë prej 14,176.68 eurosh.

“Të pandehurit S.H. dhe A.H.  dyshohen nga Prokuroria se nga banesa e tyre, me qëllim që vetit apo ndonjë personi tjetër të i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin bërë porosinë online nëpërmjet internetit (blerje online), duke keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare të personave të ndryshëm, duke blerë mallra në kompaninë GORENJE dhe kompani tjera, me ç’rast janë gjetur qindra të dhëna të kartelave bankare, llaptop, telefona, hardiska dhe fletë të transferove të ndryshme ku dyshohet se familjarët e të dyshuarve kanë pranuar gjithsej 14,176.68 euro”, thuhet në komunikatë.

Gjykata njofton se ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit kundër të akuzuarve S.H. dhe A.H.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve S.H. dhe A.H. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç. Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse nëse dy të pandehurit gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit do t’i  fshehin, ndryshojnë apo edhe falsifikojnë provat e veprës penale si dhe të  pandehurit mund të ndikojnë  tek njëri tjetri si dhe në dëshmitarë”, thuhet më tutje në komunikatë.

Sipas komunikatës, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/