image Një muaj larg, por trajneri i Çekisë flet për ndeshjen me Kosovën

Euro2020/ Një muaj larg, por trajneri i Çekisë flet për ndeshjen me Kosovën

news image

Përzgjedhësi i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy ka deklaruar se ndeshja e ardhshme e skuadrës së tij ndaj Kosovës do të jetë vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian, transmeton zeri.info

Çekia dhe Kosova do të ballafaqohen më 14 nëntor në orën 20:45. 

Ndërkohë, momentalisht çekët zënë vendin e dytë në tabelën e grupit A me 12 pikë, derisa “Dardanët” gjenden në pozitën e tretë me 11 pikë.

Silhavy ka thënë se beson që skuadra e tij do të kualifikohet.

“Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare. Nëse vazhdojmë me paraqitjen sikur ndaj Malit të Zi, besoj që ne do të arrijmë të kualifikohemi”, është shprehur Silhavy.