image Një mjek dhe dy infermiere të QKMF-së në Fushë-Kosovë hyjnë në karantinë

Kosovë

Shëndetësi/ Një mjek dhe dy infermiere të QKMF-së në Fushë-Kosovë hyjnë në karantinë

news image

Për shkak të kontaktit me pacientin e infektuar me Covid-19 nga fshati Burojë, në karantinë kanë hyrë një mjek dhe dy infermiere të QKMF-së së Fushë-Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera. Ai tha se mjeku dhe dy infermieret janë vetkarantinuar në shtëpitë e tyre.

“Prej ditës që ka ndodh rasti janë karantinuar, sot janë vetizolu edhe me vendim të Inspektoratit Shëndetësor. Bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermiere, janë në vetkarantinë në shtëpi”, tha Maxhera për Gazetën Sinjali.

Ai bëri të ditur se mjeku dhe infermierët janë raste kontakti me pacientin e fundit nga Buroja, i infektuar me koronavirus.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 377 persona me koronavirus,  63 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/