Pandemitë ishin në mendjen inxhinierit biokimist Jim Collins vite më parë se të shfaqej koronavirusi i ri.
Në vitin 2014, laboratori ku ai bën pjesë i bioinxhinierisë në MIT filloi të zhvillonte sensorë që mund të zbulonin virusin Ebola pasi qëndronte mbi një copë letër.
Tani, ekipi i shkencëtarëve po punojnë për të identifikuar rastet e koronavirusit.
Ata po dizejnojnë një maskë për fytyrën për të prodhuar një sinjal fluoreshent, kur një person me koronavirus merr frymë, kollitet ose teshtin. Nëse teknologjia rezulton e suksesshme, ajo mund të adresojë të metat që lidhen me metodat e tjera të kontrollit ndaj virusit, si kontrollet e temperaturës.
“Ju ose unë mund ta përdorim atë rrugës dhe për në punë. Spitalet mund ta përdorin për pacientët kur hyjnë ose presin në dhomën e pritjes si një ekran paraprak i kush është i infektua”, i tha Collins Business Insider.
Mjekët madje mund t’i përdorin për të diagnostikuar pacientët në vend, pa pasur nevojë të dërgojnë mostra në një laborator.
Po ashtu po eksperimentohet dhe me dizajnin e kësaj maske. Hë për hë, laboratori po diskuton nëse do të vendosë sensorë në brendësi të maskës apo të krijojë një sturkturë të vogël që mund t’i bashkëngjitet çdo maske.
Sensorët e Collins përbëhen nga materiali gjenetik, ADN dhe ARN, që lidhet me një virus. Ky material do të përdorë një makinë të quajtur lyophiliser, që thith lagështi nga materiali gjenetik, pa e vrarë atë.
Mund të mbetet i qëndrueshëm në temperaturën e dhomës për disa muaj, duke i dhënë maskave jetë relativisht të gjatë. Sensorëve u nevojiten dy gjëra për t’u aktivizuar. E para është lagështia, të cilën trupat tanë e heqin përmes grimcave të frymëmarrjes: mukusi ose pështyma. Së dyti, ata duhet të zbulojnë sekuencën gjenetike të një virusi.
Eksperti Collins gjithashtu tha se sensorët duhet vetëm të identifikojnë një segment të vogël të materialit të koronavirusit, për t’a zbuluar atë. Pasi kjo arrihet, sensorët në maska lëshojnë një sinjal fluoreshent brenda një deri në tre orë. Duke qenë se sensorët e Collins janë shumë specifikë, ata janë madje në gjendje të zbulojnë lloje të ndryshme të një virusi.
Ekipi i shkencëtarëve shpreson që të demonstrojë se koncpeti do të funksionojë në javët e ardhshme. /Gazeta Sinjali/