Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar që të vështirësohet kalimi i rrugëve nëpër Kosovë, madje disa rrugë janë bërë të pakalueshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Një kamion i kompanisë “Vijatori” ka mbetur për afër 3 orë i ngecur në rrugën Hajvali- Pallati i Drejtësisë.
Shoferi i kamionit i ka thënë Sinjalit se ende nuk ka ardhur asnjë kamion nga Ministria e Infrastrukturës që ta pastrojnë borën ose të hedhin kripë.
Sipas tij, ajo pjesë e rrugës përveç borë, tanimë ka filluar të krijojë edhe akull për shkak të temperaturave të ulëta.