image Një infermier sulmohet fizikisht në Klinikën e Radiologjisë

Siguri

Një infermier sulmohet fizikisht në Klinikën e Radiologjisë

news image

Mbrëmë në Klinikën e Radiologjisë afër sallës së koronografisë është sulmuar fizikisht tekniku B.R. i Radiologjisë nga familjarët e një pacienti me COVID-19.

Në lidhje me këtë rast kanë reaguar Sindikata e Infermierëve të Kosovës të cilët kanë thënë se sulmet fizike ndaj infermierëve dhe profesionistëve shëndetësor nuk kanë të ndalur.

Gjithashtu kanë thënë se SHSKUK/QKUK duhet që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin më të madh edhe atë sa më parë para se të ndodhë ndonjë incident me pasoja fatale.

Shkrimi i plotë:

Kësaj radhe sulmohet fizikisht tekniku i Radiologjisë në vendin e punës…

Sulmet fizike ndaj infermierëve dhe profesionistëve shëndetësor duket se nuk kanë të ndalur. Jemi dëshmitar që para pak kohe infermieri i klinikës së Urologjisë për pak sa nuk humbi jetën pasi u sulmua në vendin e punës me armë të ftohtë ndërsa mbrëmë në klinikën e Radiologjisë afër sallës së Koronarografisë sulmohet fizikisht edhe një teknik i radiologjisë nga familjarët e pacientit me COVID-19, pacient të cilit sigurisht paraprakisht po i njejti i ka bërë radiografinë para intervenimit në sallën e koronarografisë.

A nuk mjafton që tekniku i radiologjisë ka rrezikuar jetën duke i dhënë shërbim pacientit me COVID-19 ?

SHSKUK/QKUK duhet që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin më të madhë edhe atë sa më parë para se të ndodhë ndonjë incident me pasoja fatale.

1. Ftoj SHSKUK/QKUK-në që urgjentisht të rritë numrin e punëtorëve të sigurimit fizik në klinika si dhe të sigurohet që defilimi i palëve civile në korridoret e klinikave të redukohet në minimum,

2. Të sigurohet që rastet ambulantore të vizitohen në ambulanca specialistike në kohën e caktuar e jo pas orarit në klinika ku janë të shtrirë pacientët për trajtim, ndërsa ndaj atyre që e praktikojnë këtë të ketë zero tolerancë,

3. Të bëjë pagesën e rrezikshmërisë për punëtorët shëndetësor,

4. Të kërkoj nga organet e drejtësisë që kryesit e sulmeve të ndëshkohen rëndë për veprat si dhe të kërkoj në mënyrë institucionale përmes zyrtarëve ligjor kompensim për lëndimet e shaktuara ndaj punëtorëve shëndetësor si dhe

5. Të kërkoj dhe të inicioj procedurën që sulmi ndaj punëtorëve shëndetësor të futet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe të cilësohet sulm ndaj personit zyrtar.

Nëse nuk ndërmirren këto dhe të tjera masa në sigurimin ambientit të sigurtë për punë, shpejt në profilet e rrejteve sociale do shohim “PRAY FOR NURSES OF KOSOVA” ose diqka edhe më të tmerrshme.

Incidente si ky nuk duhet mbajtur fshehur. Duhet raportuar me kohë për hirë të sensibilizimit dhe që autorët e veprave të tilla të vihen para drejtësisë sa më parë.

Enlirat K. Duraku

Sekretar, Sindikata e Infermierëve të Kosovës. /Gazeta Sinjali/