Të shtëna me armë janë raportuar në natën e Krishtlindjeve në një lokal në Wallasey, pranë Liverpool-it. Si pasojë e gjuajtjeve një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë policia është duke hetuar për vrasje, kanë bërë me dije oficerët.
Ende nuk dihet identiteti i autorit që ka hapur zjarr duke lënë pas një viktimë, në një zonë që është shumë e frekuentuar nga të rinjtë.