Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 37 raste të reja pozitive.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku bëhet e ditur se janë shëruar 55 qytetarë, raporton Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 812.