Një person i kërkuar nga drejtësia me katër urdhër-arreste aktive është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ferdi Veselin.
Sipas burimeve të Sinjalit, arrestimi është bërë mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 22:30, në rrugën “Meshari” në Fushë Kosovë, gjatë një kontrolli rutinë të njësive policore.
Pas verifikimit në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK), është konstatuar se ndaj tij ishin aktive katër urdhër-arreste, ndërsa njëri prej tyre ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje”.
Me realizimin e urdhëresës gjyqësore, Ferdi Veseli është dërguar në Qendër Korrektuese, ku do të vuajë dënimin me burgim.
Siç mëson Sinjali, arrestimi është realizuar pa incidente, ndërsa urdhëresat gjyqësore ndaj të dënuarit tashmë janë ekzekutuar sipas procedurave ligjore.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!