Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.
Kështu ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, të cilat, sipas informatave fillestare, nuk paraqesin rrezik për jetën”, tha ai.
Policia dhe emergjenca mjekësore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!