image Një hap shumë i rëndësishëm: Ja pse duhet ta përkëdhelni qenin përpara se të dilni nga shtëpia

Këshilla

Një hap shumë i rëndësishëm: Ja pse duhet ta përkëdhelni qenin përpara se të dilni nga shtëpia

news image

Një përkdhelje e vogël para se të dilni jashtë mund ta bëjë më të lehtë ndarjen për qenin tuaj, sipas një studimi nga universitetet e Pizës dhe Perugias në Itali.

Rezultatet e studimit thonë se përkëdhelja e një qeni përpara një ndarjeje të shkurtër nga pronari i tij mund të ketë një efekt pozitiv, duke e bërë qenin më të qetë gjatë vetë ndarjes.

Studiuesit studiuan 10 qen të cilët nuk vuajnë nga ankthi i ndarjes apo probleme të tjera  dhe i vunë në dy teste të ndryshme që i ndanë nga pronarët e tyre për tre minuta.

Në një provë, pronarët nuk i përkëdhelën qentë e tyre para se të largoheshin, por në një provë tjetër ata i përkëdhelën për një minutë. Gjatë të dy testeve, qentë kërkuan pronarët e tyre, por ato kafshë shtëpiake që u përkëdhelën para ndarjes ishin shumë më të relaksuara.

Kur qentë përkëdheleshin para ndarjes, ata shfaqën sjellje që tregonin qetësinë për periudha më të gjata ndërsa prisnin që pronari i tyre të kthehej, zbuloi studimi. Gjithashtu, rrahjet e tyre të zemrës treguan një rënie të ndjeshme pas testit.

Në fakt ka një arsye shkencore pse përqafimi mund të qetësojë kafshën tuaj. Qentë ndihen të dashur dhe të qetë kur i përkëdhelim. Kur i përkëdhelim, ata lëshojnë hormonin oksitocinë, i cili shpesh quhet “hormoni i dashurisë”.

Sigurohuni që të keni kohë për t’u dhënë atyre kohë përpara se të jenë vetëm gjatë ditës, mos u nxitoni pa i thënë lamtumirë. Edhe pse ata mund të jenë vetëm një pjesë e vogël e botës sonë, ne jemi e gjithë bota e tyre, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/