Në Prishtinë, te parku i Ulpianës, dje rreth orës 10:30, një femër ka informuar se derisa ishte duke ecur, një person ia kishte marrë me forcë telefonin mobil, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur dhe deri më tani ende nuk dihet identiteti i tij.
Rasti është ende duke u hetuar.