image Një grua tenton të vetëvritet në Fushë Kosovë

Siguri/ Një grua tenton të vetëvritet në Fushë Kosovë

news image

Një grua ka tentuar të bëj vetëvrasje sot në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

““Me datë 03.11.2019, rreth orës 12:40. në Fushë Kosovë, një person mashkull ka lajmëruar Policinë e Kosovës se gruaja e tij qe dy ditë nuk lajmërohet në telefon dhe nuk e hapë as derën e banesës”, ka thënë Hoxha.

Hoxha shtoi se një zyrtar policor është lënduar gjatë intervenimit në banesën ku ndodhej gruaja në fjalë.

“Zyrtari policor falë shkathtësive të tij profesionale ka arrit të parandalojë më të keqen duke ia hequr copëzen e xhamit që gruaja mbante në dorë, megjithëse gjatë këtij intervenimi zyrtari policor ka marr disa lëndime trupore, dhe është dërguar për trajtim te menjëhershëm mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/