image Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Siguri

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

news image

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj në rrugën “Beadin Hallaqi” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren, Gazeta Sinjali mëson se për ta kryer një akt të tillë, mbrëmjen e të dielës, ajo kishte konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore “Diazepan”.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe sipas mjekëve, tani ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, të cilin e ka klasifikuar si “vetëvrasje në tentativë”./Gazeta Sinjali/