image Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Sinjalizime

Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

news image

Prishtina si kryeqyteti i Kosovës vazhdon të ketë ende probleme elementare sa i përket zgjidhjes së çështjes për qentë endacakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk janë të rralla rastet kur qentë endacakë po i sulmojnë qytetarët. Një rasti i tillë ka ndodhur edhe sot, ku viktimë ka qenë një grua.

Sipas sinjalizuesit, i cili ka shkruar në adresë të Gazetës Sinjali, gruaja është sulmuar nga një grup i qenve endacakë te Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë./GazetaSinjali/