image Një grua “mollë sherri”, si nisi përplasja me armë mes shqiptarëve në Itali

Evropë

Një grua “mollë sherri”, si nisi përplasja me armë mes shqiptarëve në Itali

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano mbrëmjen e djeshme. Një festë mes shqiptarëve është kthyer në tragjedi.

Një 34-vjeçar qëlloi ndaj bashkatdhetarëve të tij dhe si pasojë e të shtënave një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën ndërsa një  30-vjeçar u plagos, raporton abcnews.al.

Sipas Corriere della sera, dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një grua.

“Festa e ditëlindjes, disa gota dhe përpjekjet për t’iu afruar një gruaje”, shkruan Corriere.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 pranë rrugës numër 8 të via Allea Comunale, në qendër të qytetit të vogël në provincën e Milanos, rreth 20 kilometra nga Legnano.

Tre shqiptarët e përfshirë në sherr  kanë qenë pjesë e një grupi bashkatdhetarësh që festonin ditëlindjen.

Duket se gjatë festës një nga të rinjtë e pranishëm ka shfaqur interes ndaj një gruaje në grup.

Për këtë arsye ka lindur një sherr i cili më pas ka rezultuar në të shtëna me armë, të cilat përfunduan në tragjedi.

Sipas rikonstruksionit të ushtarakëve të kompanisë Legnano, 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar fillimisht 30-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Më pas pjesëmarrësit e tjerë të festës rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi disa herë të tjera dhe një nga plumbat kapi 23-vjeçarin.

I riu ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano-s, pasi plumbi i kishte dëmtuar arterien karotide, raporton abcnews.al.

Autori i dyshuar u arrestuar ndërsa karabinierët kanë sekuestruar pamjet filmike në zlonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/