image Një grua goditet nga automjeti në Fushë-Kosovë

Siguri

Një grua goditet nga automjeti në Fushë-Kosovë

news image

Një këmbësore është goditur nga një automjet, sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ajo është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se shoferi i automjetit është paraqitur në stacion policor pak kohë pas aksidentit, pasi që fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut./Gazeta Sinjali/